Planifikojeni bebin për ta bërë në dimër, ja pse

Të lindësh fëmijë në dimër qenka me më shumë përfitim për nënat e reja. Të paktën në këtë konkluzion ka arritur një studim i fundit. Sipas këtij studimi nënat ë sjellin në jetë një fëmijë gjatë dimrit janë më pak të rrezikuara nga depresioni pas lindjes.

Të gjithë e dinë se sa e vështirë është për nënat e reja lindja e fëmijës së parë, dhe sa të rrezikuara janë ato nga depresioni post partum. Por gjatë dimrit këto shance zvogëlohen për shkak se familjarët janë më të prirur të jenë pranë tyre, si edhe dita është më e shkurtër dhe duket sikur koha kalon më shpejtë.

Nga ana tjetër nënat të cilat sjellin në jetë fëmijë gjatë pranverës ose verës, ndihen më të vetmuara për shkak se njerëzit janë më pak të gatshëm t’ju qëndrojnë pranë.

 

Share With:
Translate »
977 Views