Njihuni me familjen e ministrit Ditmir Bushati
Ditmir Bushati ka bërë daljen e parë publike me familjen që e ka mbajtur gjithmonë larg syrit të publikut. Ai është baba i dy fëmijëve, një djali dhe një vajze. Ata kanë zgjedhur të kalojë një fundjavë në një nga qendrat komerciale të kryeqytetit, por ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, në këtë situatë të rënduar politike në vend duket se nuk e ka fare mendjen te bashkëshortja dhe dy fëmijët. Gjatë gjithë kohës ai është i përqendruar te telefoni, i cili, ashtu siç na ndodh shumicës prej nesh, është si të marrësh punën me vete ngado që shkon.