“Plehrë” Xhensila reagon për herë të parë publikisht për ndarjen me Besin
Xhensila dhe Besi janë një ndër çiftet më të dashura për publikun. Pak kohë më parë ata u bënë prindër për herë të dytë me djalin e tyre Amen.
Nga sa shihet në rrjete sociale, dyshja së fundmi janë angazhuar më tepër në projektet e punët e tyre dhe rrallë i kemi parë të postojnë krahë njëri-tjetrit siç bënin dikur.
Dyshimet për një krisje, i ka përforcuar më tepër veprimi i fundit i artistes e cila nuk e ndjek më në rrjete sociale partnerin e saj, Besin. Edhe ky i fundit nuk e ndjek më në ‘Instagram’, Xhensilën.
Kjo është e disata herë që çifti ‘ftoh’ raportin! Ndonëse është shumë të thuhet që këtë gjë e vërtetojnë rrjetet sociale, megjithatë ato tashmë janë bërë një burim i pandashëm i vip-ave tanë ku tregojnë shumë nga jeta personale dhe profesionale.
Nuk dihej nëse çifiti vërtet po kalon një krizë, apo është e gjitha në kuadër të vëmendjes, por para pak minutash Xhenisla ka reaguar për herë të parë duke shkruar: “Sapo me nisen nje video nga nje monster Tik toku me fantazin me te shthurrur ka baltisur emrin tim, me njerez qe nuk i njohe, e as emrin s’ja u kam degjuar kurr. Pler qe perdor nje moment delikat mediatik, per te thurrur intrigat, dhe genjeshtrat e tua. Eshte perbaltur shume emri im per shume vite por kam heshtur. Nga ky moment do mbani pergiegisi jurdike per c’do shpifje.”