Po bëhet baba, Skerdi blen dhuratën e parë për vogëlushin që do vijë në jetë

Këngëtari Skerdi së shpejti do bëhet baba për herë të parë. Bashkëshortja e tij, gazetarja Vesa është në pritje të ëmbël dhe çifti po presin me padurim derisa vogëlushi të vijë në jetë.

Ditën e sotme Skerdi ka dalë për të bërë pazar dhe ka blerë dhuratën e parë për bebin e që është një karrocë.

“Për zemrën”, shkruan këngëtari në videon e publikuar në Instagram ku shfaqet para karrocave.

Kujtojmë që lajmin e bukur Skerdi e dha vetë pak javë më parë duke publikuar një foto të bashkëshortes me barkun e rrumbullakosur.

Këngëtari është shprehur shumë i emocionuar që po bëhet baba dhe se jeta e tij ka nisur të ndryshojë që tani.

Share With:
Translate »
457 Views