“Po fle gjumë Ylberi”, dinamika e plotë e krimit brenda familjes në Burrel, 48-vjeçari i dhunonte prej vitesh, nënë e bijë kuroheshin për depresion, e qëlluan me sëpatë

Detaje të reja dalin në dritë nga ngjarja e rëndë që u shënua mbrëmjen e djeshme në fshatin Gurrë e Vogël të Klosit, ku u gjet i vdekur 48-vjeçari Ylber Lezi, i cili dyshohet se u qëllua nga vajza dhe bashkëshortja e tij.

Burime bëjnë me dije se familja Lezi ndodhej në kushte ekstremisht të vështira ekonomike, me një kryefamiljar përdorues alkooli, dhe me të zonjën e shtëpisë me probleme të depresionit, ç’ka duket se kanë shkaktuar këtë krim të rëndë.

Faxweb.al mëson se fillimisht viktima ka pasur konflikt me bashkëshorten dhe vajzën e tij, ndërkohë që teksa përballeshin me dhunën e vazhdueshme të 48-vjeçarit, nënë e bijë në bashkëpunim mes tyre kanë qëlluar me sëpatë dhe me dru mbi Lezin.

Kanë qenë fqinjët ata që kanë dëgjuar të bërtiturat që vinin nga banesa e kësaj familje, të cilët më pas kanë njoftuar edhe policinë, e cila kur ka shkuar në banesë është përballur me rezistencën e të zonjës së shtëpisë për të hyrë brenda.

Punonjësit e policisë mësohet se kanë hyrë nga dritarja dhe kanë konstatuar Ylber Lezin të vdekur.

Mësohet se M. Lezi ka thënë se bashkëshorti i saj ishte në gjumë, ndërsa policia pasi ka hyrë në banesë, ka konstatuar viktimën me plagë në trup dhe në kokë, që duket se i kishin shkaktuar dhe vdekjen e menjëhershme.

Nëna dhe vajza e saj 20-vjeçare janë shoqëruar për në komisariat, ku do të merren në pyetje, në mënyrë që të hidhet më shumë dritë rreth ngjarjes.

Gjendja e vështirë ekonomike e familjes, dëshmohet dhe nga fqinjët, të cilët thonë se kjo banesë prej disa ditësh nuk kishte as energji elektrike, për shkak të pamundësisë për të paguar faturat.

Sipas dëshmive të fqinjëve, kjo familje të ardhurat e vetme kishte ato që vinin nga ndihma ekonomike, të cilën hera herës 48-vjeçari e shpenzonte për të pirë alkool, çka ishte bërë shkak për grindjet e vazhdueshme.

Kjo familje kishte dhe një vajzë tjetër, e cila nuk ndodhej në banesë në momentin e krimit, pasi jetonte në Tiranë.

Njoftimi i plotë i policisë:

Me datë 25.07.2021, rreth orës 22.30, në sallën operative të Komisariatit të Policisë Mat, ka ardhur një telefonatë se në banesën e shtetasit Y. E., në fshatin Gurrë e Vogël, Klos, po ndodhte një konflikt në familje.

Menjëherë kanë shkuar shërbimet e Policisë drejt adresës së dhënë, ku shtetasja M. E., ka shafqur rezistencë duke mos ju hapur derën shërbimeve të Policisë.

Shërbimet e policisë kanë hyrë me forcë në banesë dhe kanë gjetur me shenja dhune në trup dhe pa shenja jete shtetasin Y. E., 47 vjeç.

Janë shoqëruar në Komisariat bashkëshortja shtetasja M. E., dhe vajza e tyre A. E., dhe në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Mat, vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe dhe dokumentimin me prova ligjore të saj.

 

Share With:
Translate »
375 Views