“Po luftojmë për shtëpitë tona”, flet avokati ukrainas: Rusët po përdhunojnë gratë, kanë vrarë dhe fëmijë
“Ushtarët rusë po përdhunojnë femrat ukrainase, qëllojnë ambulancat dhe fëmijët…”
Kështu shprehet avokati ukrainas Pavel Bogachenko, në një intervistë për gazetarin e Newsbomb.al, Ilir Xhafaj. Ai thotë se pavarësisht agresionit rus, ukrainasit janë mobilizuar për të mbrojtur shtëpitë dhe vendin e tyre. “Beteja te vazhdueshme po ndodhin ne veri, lindje dhe jug te Ukrainës”, pohon Bogachenko.
I pyetur për situatën në ditën e dhjetë të kësaj lufte, avokati ukrainas tregon se Kievi dhe qytetet e tjera po sulmohen vazhdimisht me raketa. Pallatet dhe shtëpitë e civilëve po shkatërrohen, shton ai, duke shpresuar se bota do të reagojë në kohë për atë që po ndodh në Ukrainë.
“Sulmet ruse vazhdimisht po qellojne civilet, ndertesat e banimit, spitale dhe infrastriktuara te tjera civile. Sherbimi Shteteror i Emergjencave te Ukraines ka knofirmuar se ne kursin e 7 diteve te luftes, 2000 civile jane vrare nga forcat pushtuese te Rusise.”

Ai vet ka punuar dhe jetuar disa vite në Kiev, por tashmë thotë se ndodhet në qytetin port të Odesës, vendlindja e tij ku jeton bashkë me familjen. Bogachenko tregon se atje sulmet ruse nuk janë ndalur më që nga dita e parë, 24 shkurt, ama pohon se të gjithë janë të mobilizuar për të mbrojtur qytetin.
“Qytetarët e Odesës së bashku me forcat e armatosura janë në gatishmëri dhe përgatiten për mbrojtje aktive dhe rezistencë totale. Ka një mbështetje të madhe dhe lëvizje vullnetare nga OJQ-të, bizneset lokale dhe qytetarët e rregullt për të mbështetur forcat tona mbrojtëse dhe për të mbrojtur qytetin”, thotë për newsbomb.al avokati ukrainas Pavel Bogachenko.
Më poshtë është intervista e plotë e tij me gazetarin tonë, Ilir Xhafaj, të cilën ju ftojmë ta lexoni:
– Si është situata në Ukrainë, në ditën e dhjetë të luftimeve?
Populli ukrainas bashke me forcat e armatosura te Ukraines dhe qeverine qendrojne te forte dhe te bashkuar pavarsishte cdo gjeje. Kjo sepse ne po qendrojme luftojme per shtepine tone, familjen dhe pasardhesit. Forcat e Armatosura te Ukraines vazhdojne te mbrojne kufijte, kunder-pergjigjen dhe bllokojne forcat ruse ne drejtime te ndryshme. Beteja te vazhdueshme po ndodhin ne veri, lindje dhe jug te Ukraines.
Propagada ruse perpiqet ta quaj (luften) nje “operacion special” per “de-nazifikimin e Ukraines” dhe “çarmatosjen e Ukraines nga prezenca e NATO-s”. Pavaresisht se si Rusia e quan luften ose situaten aktuale, ne fakt veprimet e Rusise jane nje akt agresioni i paprovokuar – pushtim ne shkalle te gjere, lufte kunder Ukraines dhe popullit te saj. Tani dhe ne te shkuaren, nuk ka forca te NATO ne Ukraine. Megjithate, jane trupa nga Rusia dhe Bjellorusia ne territorin sovran te Ukraines.
Putin ne fjalimin e tij tha qe “Ukrainasit nuk ekzistojne si komb”. Kush duhet te quhet Nazist ne kete rast? Kjo eshte nje pyetje retorike. Te pakten shpresoj qe bota ta kuptoj kete. Ka shume perpjekje devijimi te bera nga Rusia. Forcat mbrojtese ukrainase se bashku me forcat e rendit po punojne per te zbuluar dhe ndaluar diversantet e mbeshtetur nga Rusia ne qytete te ndryshme te Ukraines. Ruset pretendojne se ata “nuk po sulmojne infrastrukturat civile”, por kjo nuk eshte e vertete.
Kievi dhe qytete te tjera te Ukraines po vuajne nga sulmet me raketa armike. Sulmet ruse vazhdimisht po qellojne civilet, ndertesat e banimit, spitale dhe infrastriktuara te tjera civile. Sherbimi Shteteror i Emergjencave te Ukraines ka knofirmuar se ne kursin e 7 diteve te luftes, 2000 civile jane vrare nga forcat pushtuese te Rusise. Ushtaret ruse po perdhunojne femrat ukrainase, qellojne ambulancat dhe femijet… Gjate nates se 4 marsit (01:13 am), u raportua se ushtria ruse ka bombarduar Stacionin Nuklear te Zaporizhzhia.
Te gjithe ne shpresojme qe Ukraina do rezistoje dhe fitoje, por perseri ne kemi nevoje per mbeshtetjen e botes per te mposhtur armikun. Disa nga liderat boterore kane deklaruar se Ukraina duhet te rezistoje per 10 dite, eshte aktualisht dita e 10 e luftes. Sa me gjate akoma duhet populli ukrainas te vazhdoje vuaje perpara se bota the veproje?
– Mediat ndërkombëtare shkruajnë se luftime të ashpra ka në periferi të Kievit, a janë zmbrapsur forcat ruse aty?
Persa I perket situates ne Kiev, ushtria ukrainase dhe forcat e mbrojtjes se territorit nuk po e lejojne armikun te perparoje (e kane ndaluar armikun ose kthyer mbrapa) dhe kryeqyteti eshte nen kontrollin e Ukraines. Luftimet vazhdojne ne periferi te Kievit dhe ne zonat afer qytetit, beteja te renda vazhdojne te ndodhin ne rajonet veriore te Kievit, perfshire rajonin e Sumi-t, Chernobyl.
Ndekohe, forcat ruse vazhdimisht po bombardojne, perdorin granata ose bomba, raketa dhe sulme ajrore. Per shkak te ketyre sulmeve ajrore sirenat e luftes ne Kiev, njesoj si ne qytete te tjera, degjohen disa here gjate dites. Miqte tane qe kane qendruar ne Kiev jane ne gjendje te vazhdueshme alarmi.

Ne 26 shkurt 2022, rreth ores 08:15 te mengjesit, forcat ruse bombarduan nje shtepi ne Lobanovskoho Avenue, Kiev. Shperthimi i pare ndodhi ne katet 18-20 te pallatit duke rrezikuar shkaterrimin e gjithe ndeteses dhe kateve te tjera. Ky sulm ndodhi prane shtepise se mikut tim.
Më 1 mars, ushtria ruse nisi një sulm me raketa në kullën televizive të Kievit, duke goditur gjithashtu qendrën e Holokaustit Babyn Yar (përkujtimor i Luftës së Dytë Botërore i vendosur në zonën ku u vranë më shumë se 100 mijë hebrenj nga nazistët), rreth 5 njerëz u vranë dhe 5 të tjerë u plagosën. Dhe këto janë vetëm pak. Lista e mizorive të kryera nga Rusia në Ukrainë po rritet vazhdimisht.
– Ju në cilin qytet jetoni ju dhe si është gjendja aty?
Nuk ka as një vend të vetëm në Ukrainë për momentin ku ndihemi të sigurt. Unë kam jetuar dhe punuar në Kiev për disa vite. Por vendlindja ime është Odesa.
Rajoni i Odesës ka pasur disa sulme të shumta që nga dita e parë, më 24 shkurt, të cilat forcat tona të mbrojtjes i goditën me sukses dhe parpesuan. Ka luftime aktive që ndodhin afër Odesës, në rajonet Kherson dhe Mykolayiv.
Në Detin e Zi, grupet detare të flotës ruse vazhdojnë të qëllojnë mbi anijet civile dhe kapin detarë.
Qytetarët e Odesës së bashku me forcat e armatosura janë në gatishmëri dhe përgatiten për mbrojtje aktive dhe rezistencë totale. Ka një mbështetje të madhe dhe lëvizje vullnetare nga OJQ-të, bizneset lokale dhe qytetarët e rregullt për të mbështetur forcat tona mbrojtëse dhe për të mbrojtur qytetin.
Dhe Odesa nuk është e vetmja, i njëjti unitet ndodh në të gjitha rajonet e tjera të Ukrainës.
– Po njerëzit e zakonshëm, a po vazhdojnë ende të largohen nga vendi? Ka shumë civilë që duan të pajisen me armë?
Disa njerëz po largohen. Por do të doja të theksoja se kur raketat ruse godasin ndërtesat civile dhe tanket kalojne mbi makina, kjo nuk është një zgjedhje e lirë. Ky është një vendim që njerëzit detyrohen të marrin për të shpëtuar jetën e tyre dhe të fëmijëve të tyre. Për 10 ditë lufte, sipas burimeve të ndryshme, ka rreth 800 mijë deri në 1 milion refugjatë nga Ukraina.

Ata që qëndrojnë – bëjnë gjithçka që munden për të mbrojtur familjet e tyre dhe për të luftuar për pavarësinë e Ukrainës me mjete të ndryshme. Disa iu bashkuan ushtrisë ose forcave të mbrojtjes territoriale, disa vullnetarë, dhurojnë gjak, mbledhin furnizime, bëjnë fushata informuese për t’i rezistuar dezinformatave dhe propagandës ruse, etj.
– Si po e përjetoni juve personalisht këtë luftë, familja juaj është e sigurt?
Familja ime eshte ne Odesa dhe nuk duan te largohen per shume arsye te ndryshme.
– Ka mjaftueshëm ushqime dhe rezerva për të përballuar këto ditë të vështira?
Është e vështirë të thuhet nëse ka mjaft. Ne nuk e dimë se sa kohë do të zgjase para se të ndalet agresioni rus. Tashmë ka mungesë të ushqimit, ilaçeve, furnizimeve, ujit, energjisë elektrike në rajonet që ishin nën sulme të rënda nga rusët, veçanërisht qytetet e vogla dhe zonat rurale. Forcat ruse nuk lejojnë as dërgimin e ndihmave humanitare dhe as largimin e njerëzve.
Për shembull, më 26 shkurt 2022 forcat ruse kanë qëlluar mbi personelin mjekësor që mbante një person të plagosur nga Kherson. Më 27 shkurt 2022 tanket ruse qëlluan një autobus me civilë në rajonin Sumy. Ngjarja ndodhi në rrethin Okhtyrka, midis fshatrave Chupakhivka dhe Dovshyk në rrugën e ushtrisë ruse për në qytetin Hadiach, rajoni Poltava.
– Besoni se bisedimet në Bjellorusi do kenë rezultat? Po qytetarët aty, duan negociata për ndërprerjen e luftimeve apo do qëndrojnë deri në fund për vendin?
Tashmë kanë qenë dy raunde negociatash. Nuk ka ende asnjë rezultat. Duket sikur rusët e bëjnë këtë vetëm për të ‘turbulluar sytë’ se po përpiqen për paqe. Ndërsa negociatat po zhvilloheshin, forcat ruse vazhduan të bombardojnë dhe bombardojnë territoret ukrainase.
Ndërsa presidenti ukrainas, Zelensky, tha se ne duhet të përpiqemi. Pra, ne shpresojmë që negociatat mund t’i japin fund luftës, por ende mbeten skeptikë. Kjo sepse kërkesat ruse janë krejtësisht jo proporcionale dhe të papranueshme. Në shekullin e 21-të, Rusia pushtoi shtëpinë tonë, territorin sovran të Ukrainës, duke kryer krime lufte kundër njerëzve të Ukrainës dhe duke kërkuar më shumë…
