Po përgatiteshin për ditëlindje/ Nëna harron djalin në makinë, 5-vjeçari humb jetën nga nxehtësia

Një djalë 5-vjeçar ka humbur jetën pasi nëna e tij e harroi për 3 orë në makinë e cila ishte e ekspozuar në  diell, shkruajnë mediet e huaja.

Nëna kishte nxituar në shtëpi pasi po përgatitej për ditëlindjen vajzës 8-vjeçare dhe dyshohet se nuk e kishte kuptuar që djali ishte ende në makinë pasditen e së hënës.

Vetëm pas 3 orësh ajo vuri re se 5-vjeçari ishte zhdukur dhe bëri zbulimin  tragjik të djalit në makinë, tha policia e Teksasit.Ajo kishte menduar se 5-vjeçari ishte në shtëpi, por pasi kërkoi atje, ajo më pas doli te makina në shtëpinë e tyre në verilindje të Houston.

Sherifi i qarkut Harris Ed Gonzalez konfirmoi se fëmija kishte vdekur pasi ishte lënë për “disa orë” në makinë.

Ai tha se oficerët kishin shkuar në vendin e ngjarjes në Blair Hill Lane pak pas orës 15:00 dhe se një hetim tani ka filluar, shkruan The Mirror.

 

Nuk është ende e qartë nëse policia do ta akuzojë gruan

Share With:
Translate »
105 Views