“Po, po, po 1000 herë!” Këngëtari i famshëm i propozon të dashurës shtatzënë për martesë dhe mezi po presim dasmën

Ata po presin fëmijën e dytë bashkë.  Dhe mbrëmjen e së hënës, 41-vjeçari Robin Thicke vendosi t’i propozonte të dashurës së tij, April Love Geary, ndërsa po darkonin me miqtë dhe familjen.

24-vjeçarja ndau foto dhe video në Instagram nga propozimi, ku shkruante: “Po, po, po 1000 herë”.

Propozimi erdhi si surprizë për të gjatë darkës, kur këngëtari nxori unazën pasi kishin mbaruar ushqimin. Ajo përlotet dhe ai i pëshpërit në vesh, ndërkohë që njerëzit që ndodheshin në tavolinë brohorasin dhe duartrokasin.

Robin dhe April mirëpritën fëmijën e tyre të parë, vajzën Mia, 9 muaj më parë, ndërsa fëmija i tyre i dytë planifikohet të lindë në mars.

Robin ka dhe një djalë 8 vjeç, Julian Fuego, me ish-bashkëshorten e tij Paula Patton, me cilën ka qenë i lidhur që kur ishte 14 vjeç. Ata u martuan në 2005-n dhe u ndanë në 2014-n. Në 2015-n ai nisi lidhjen me April Love.

Share With:
Translate »
626 Views