Po sikur të jetë normale ta kesh një nga fëmijët më të preferuar se të tjerët?

Një nga tabutë më të mëdha të prindërimit është të kesh preferencë për një fëmijë ndaj një tjetri. Nuk bëhet fjalë për masën e dashurisë, por për afinitet, për një lidhje më të ngushtë. Sipas një studimi të Shkollës Mjekësore të Universitetit të Masaçusetsit, duket se shumica e prindërve kanë vërtet një të preferuar mes pasardhësve të tyre. Po po, e kanë edhe ata që betohen se nuk i ndajnë apo që përmendin atë shprehjen: Cili gisht nuk dhemb po ta presësh?

Nënat dhe baballarët zakonisht e fshehin këtë fakt edhe për të mos nxitur xhelozi mes fëmijëve.

Shumica ia arrijnë ta fshehin mirë, pasi sipas këtij studimi fëmijët e patën të vështirë të gjenin kush ishte i preferuari i prindërve.

Rezultatet e studimit tregoojnë se nënat në veçanti kanë dobësi ndaj fëmijëve që kanë vlera të ngjashme me to, që angazhohen më shumë me familjen.

Pavarësisht nga arsyeja, hulumtimet tregojnë se shumë prindër kanë të preferuarit e tyre, pavarësisht nëse mund ta pranojnë apo jo. Radha e lindjes është ajo që luan një rol të rëndësishëm në zgjedhjen se kush është fëmija i preferuar.

Sipas sondazhit të YouGov, prindërit që pranuan se kishin një të preferuar treguan një preferencë të madhe për më të vegjlit në familje.

Prindërit priren të favorizojnë një fëmijë që u ngjan më shumë atyre, që i kujton veten ose përfaqëson atë që ata e shohin si sukses prindëror. Ka shumë të ngjarë që fëmijët më të vegjël të jenë rritur nga një prind i cili, me kalimin e kohës dhe përvojës, është më i sigurt dhe më i aftë në rritjen e fëmijëve.

Përveç kësaj, shumë prindër janë të rrënuar me faj, duke e ditur se shfaqja e një preference do të ketë një ndikim të qëndrueshëm në vetëvlerësimin e fëmijës së tyre. Sidoqoftë, shqetësimi nuk është plotësisht i pabazuar.

Fëmijët që rriten në familje ku mendojnë se po trajtohen në mënyrë të padrejtë mund të ndihen të pavlerë. Të ndjehesh si delja e zezë e familjes mund të çojë në frikë dhe pasiguri.

Kështu ka qenë dhe kështu do jetë. Prindërit kanë të preferuarit e tyre që do vazhdojnë të përpiqen të mos e tregojnë.

Share With:
Translate »
20 Views