Po vijnë fotot artistike të vajzës së Amit dhe Ermalit

Ami dhe Ermali tashmë prej disa muajsh janë bërë me një vajzë të vogël bukuroshe që quhet Sia.

Siç duket, këtë ditë të bukur e plot diell, mami Amarda ka vendosur që ta kalojë në mënyrën më të mirë të mundshme, duke i kushtuar kohë të vegjëlve të saj, Joelit dhe Sias. Ajo ka zgjedhur studion fotografike të Rezarta Shkurtës, për të realizuar sesionin e parë fotografik profesional për më të ëmblën e familjes, Sian, e cila erdhi në jetë në datë 12 Mars.

Ami nuk ka preferuar që të zbulojë shumë nga portreti i së bijës, por ne arrijmë të dallojmë përmes fotos se ajo është një bebushe e bukur me shumë flokë, ndërkohë që mini skena e fotografisë, është një lule e madhe dhe Sia në mes të saj. E entuziasmuar nga ideja, ajo ka shkruar në foto: “Rezarta Shkurta, je artiste”!

Le të shohim nëse Ami do të vendos të publikojë në ditët në vazhdim, më shumë foto nga ky set!

Share With:
Translate »
1036 Views