Polici shpëton fëmijën nga prindërit që e torturonin, ajo që bëri më pas përloti botën

Një polic në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i ka emocionuar të gjithë me veprimin e tij duke u bërë lajm në media të ndryshme botërore. Jody Thompson nga Oklahoma ka adoptuar vogëlushin John, i cili ishte torturuar brutalisht nga prindërit e tij biologjikë. Kur Jody e ka parë polici për herë të parë fëmijën tetëvjeçar ishte i mbuluar nga gërvishtjet, peshonte rreth 20 kilogramë dhe dridhej pasi sapo ishte nxjerrë nga një kazan me ujë të ftohtë. “Qëndronte i ndrojtur dhe dridhej nga të ftohtit. Që atëherë kuptova se unë jam i vetmi njeri që do ta shpëtojë këtë fëmijë”, ka thënë Thompson. “Nuk kishte vend në trupin e tij që nuk kishte shenja. Ishte gjëja më e trishtë që kam parë ndonjëherë”, ka thënë ai më tej. Pasi e mori 8-vjeçarin, Thompson e dërgoi atë në Qendrën e Fëmijëve në Oklahoma në mënyrë që detektivët t’i bënin fotografi djalit të abuzuar. Më pas ai e dërgoi atë në spital dhe e priti gjithë ditën. Prej atij momenti, ai e kuptoi se dëshironte që të kujdesej për të për gjithë jetën. Dy ditë pasi birësoi të miturin, Jody zbuloi se gruaja tij është shtatzënë me fëmijën e tyre të tretë. “Është një fëmijë i mrekullueshëm, ka nota të shkëlqyera në shkollë dhe sjellje shembullore”, ka shtuar polici, për fëmijën që ka 10 vite në familjen adoptuese.

[

 

Share With:
Translate »
672 Views