Policia ndërpret martesën sepse nusja ishte… 13-vjeç

Ishin gati torta, lulet, të ftuarit, dhuratat dhe të afërmit e lumtur. Por fotografitë e publikuara në rrjetet sociale indinjuan rrjetet sociale.

Në fustanin e bardhë të asaj që dukej si nuse, ishte një vajzë e vogël dhe në krahë të saj një djalë 30-vjeçar.

Gjithçka ndodhi në Tetouan, të Marokut, ku indinjata e rrjeteve sociale bëri që të lajmërohej dhe të ndërhyjë policia e cila ndërpreu ceremoninë, duke dërguar në shtëpi të ftuarit.

Nëna e vajzës, garanton se bëhej fjalë vetëm për një ceremoni fejese dhe se vajza do martohej kur të mbushte 18 vjeçe.

Por fotografitë dhe videot e festës u transmetuan direkt të shtunën, duke nisur nga ora 08.00 e mëngjesit deri në 11.00 kur mbërriti policia.

Nëna e vajzës thotë se edhe e bija, është dakord me fejesën dhe nuk ka asgjë kundër, ndonëse të gjitha detajet flisnin qartë për një dasëm. 

Share With:
Translate »
777 Views