Policia publikon imazhet e 4-vjeçares që u abuzua seksualisht

Policia gjermane publikoi fotot e vajzës katërvjeçare, e cila është parë në një nga videot porno me fëmijë në “dark net”. Autoritetet gjermane po përpiqen të gjejnë vajzën e mitur që mendohet se është akoma nën abuzimin e disa personave akoma të paidentifikuar. Policia Federale Gjermane dhe ajo e Krimit Kimerian janë duke kërkuar rreth vajzës, mosha e së cilës është rreth 4-5 vjeç. Ajo është parë duke u abuzuar në internet dhe policia beson se kjo vajzë është pjesë e abuzimeve që në tetorin e vitit të kaluar. Ata i friksohen faktit që kjo vogëlushe është ende në dorë të abuzuesve përderisa këta persona nuk janë kapur ende. Hetuesit kombëtarë nga Zyra Federale e Krimit (BKA) i janë bashkuar Zyrës Qendrore për Luftën kundër Krimit të Internetit (ZIT) dhe Zyrës së Prokurorëve të Frankfurtit Main në kërkim të fëmijës së mitur. Policia tha se videot dhe imazhet e vajzës që abuzohej u zbuluan së pari në korrik dhe supozohet që shfrytëzimi kishte filluar në tetor të vitit të kaluar. /Kids’Time/

Share With:
Translate »
728 Views