Polikron Çela: Vonesa e të folurit tek fëmijët

Të folurit, si të gjitha etapat e tjera të rritjes, është proces i gjatë, i ngadalshëm që fillon në muajt e parë. Megjithatë njihen disa luhatje të pranueshme, por që nuk mund të quhen normale e duhet dyshuar për prapambetje në të folur. Polikron Çelo, mjek pediatër ka sjellë një situatë si shembull kur fëmija ka bërë dy vjeç dhe nuk arrin të thotë dy fjalë të lidhura bashkë. Ai thotë se në këtë rast duhet një bashkëpunim i mirë me mjekët specialistë, pediatër, otojatër, neurolog.

Shkaqet mund të jenë nga më të ndryshmet, që nga zhvillimi i ulët mendor, mungesa e ‘ngrohtësisë’, ulja e dëgjimit, autizmi, skizofrenia etj. Të folurit mund të ndihmohet duke ‘bashkëbiseduar’ shpesh me zë të ëmbël e të ngadalshëm. Shoqërimi me fëmijë të tjerë ndihmon gjithashtu në pasurimin e fjalorit. Kur arrin të flasë, asnjëherë mos e ndërprisni për korrigjimin e gabimeve. Komunikoni me fëmijët vetëm me fjalë e fjali të plota, të rregullta, pavarësisht nga kundërpërgjigja e tyre, nuk duhet të përgjigjeni me ‘fjalorin e tyre’.

Share With:
Translate »
1741 Views