Portreti familjar i paplotësuar i Turjan Hyskës

Para disa ditësh, në datë 27 korrik, Turjan Hyska dhe Orinda Huta kurorëzuan lidhjen e tyre 10-vjeçare në martesë. Si në çdo album fotografik të dasmës nuk mund të mungojë një fotografi e familjes, me njerëzit më të dashur.

Edhe Orinda me Turin kanë realizuar një foto me mamin dhe vëllain e këtij të fundit. Por në këtë portret familjar mungojnë dy persona të shtrenjtë të familjes, vëllai dhe babai i Turit. Të dy janë ndarë nga jeta disa kohë më parë. Por është e sigurt që në ditën më të bukur të Turit, ata kanë qenë të pranishëm! /Kids’ Time

Share With:
Translate »
1075 Views