“Poshtërim më të madh nuk ka…”/Zbulohet arsyeja pse Brad Pitt ndihet i frikësuar për shkak të fëmijëve të tij!

Së fundmi është bërë e ditur se aktori i njohur Brad Pitt është i frikësuar për shkak se mund të përballet me një poshtërim shumë të madh nga fëmijët e tij. Kjo është zbuluar nga burime të afërta pranë tij për revistën Closer. Burimi në fjalë thekson se gjithçka ka ardhur për shkak se Brad Pitt e ka të pamundur që të ballafaqohet me fëmijët dhe avokatët e tij për shkak të kontrollit që Angelina Jolie ka.

I gjithë ky shqetësim dhe e gjithë kjo frikë vjen për shkak edhe të lëvizjeve që fëmijët e tij kanë bërë publikisht deri më tani. Më i fundit ka qenë vendimi i Shiloh, e cila së fundmi ka vendosur të heqë dorë nga mbiemri. 18-vjeçarja ka paraqitur një kërkesë në gjykatën në Los Angeles, e cila edhe pse ende nuk është zyrtare, mediat kanë bërë të ditur se në të ardhmen ajo do të nënshkruajë si Shiloh Jolie.

Rikujtojmë gjithashtu se djali i tij, Pax e quajti babanë e tij të neveritshëm me anë të një postimi në Instagram të bërë disa muaj më parë. Ai shkroi se:

Ju e keni bërë jetën e njerëzve më të afërt me mua një ferr të vazhdueshëm. Mund t’i thuash vetes dhe botës çfarë të duash por e vërteta do të dalë në dritë një ditë. Pra, gëzuar Ditën e Babait, o qenie njerëzore e tmerrshme. Ju nuk keni konsideratë apo ndjeshmëri ndaj katër fëmijëve tuaj më të vegjël që dridhen nga frika kur janë në praninë tuaj. Nuk do ta kuptosh kurrë dëmin që i ke bërë familjes sime.

Share With:
Translate »
53 Views