Kombëtarja shqiptare na dhuroi të gjithëve emocione të forta ditë ne sotme, në ndeshjen me Kroacinë, e cila përfundoi me rezultatin 2-2.

Mijëra shqiptarë festuan në stadium, ndërkohë miliona jashtë ambienteve të “Voltsparkstadium” brohoritën me të madhe “O sa mirë me qen shqiptar”. Por, jo vetëm kuqezinjtë përjetuan me shpirt emocionet e kësaj ndeshje, edhe vajza e trajnerit Silvinjo ka festuar e ka duartrokitur për barazimin e kësaj ndeshje.

Në llogarinë e saj në “Instagram”, Taty Mendes, ka postuar disa pamje nga ndeshja. Taty shihet teksa në fund të ndeshjes fshin lotët e gëzimit dhe feston bashkë me të ëmën dhe me mijëra shqiptarë që ndodhen në stadium.