Prej disa muajsh jeton në Shqipëri, Lorik Cana zbulon arsyen përse braktisi Italinë

Mbrëmjen e kaluar puntata e emisionit ”Opinion” ju dedikua personazheve më të spikatur të vitit. Të ftuar ishin personazhe si, Flori Mumajesi, Majlinda Bregu, Albana Osmani etj. Mes tyre ishte edhe ish-kapiteni i kombëtares shqiptare, Lorik Cana. Ish-futbollisti prej disa muajsh është kthyer për të jetuar në Shqipëri së bashku me partneren e tij italiane dhe me sa duket ka një arsye të fortë për këtë. Ai u shpreh se nisma e bamirësisë dhe fondacioni i hapur prej tij, po e mbajnë ende në Shqipëri.
“Nga gushti i vitit të kaluar jetoj në Shqipëri dhe do të vazhdoj të jem këtu edhe për disa muaj të tjerë”,- u shpreh Loriku.
Gjithashtu ai shtoi se dëshiron t’i kthehet futbollit, por këtë herë si drejtues i ndonjë ekipi.

Share With:
Translate »
606 Views