Prej muajsh në kërkim pasi sulmoi me thikë të ëmën, vetëdorëzohet në polici djali i aktorit të njohur të “Hollywood”

Weston Cage, djali i aktorit Nicolas Cage, është vënë në pranga pasi ndodhej në kërkim që prej muajit prill.

Weston Cage, djali i madh i aktorit të njohur, u arrestua nga policia të mërkurën e kaluar pasi dyshohet se kishte dhunuar brutalisht nënën e tij, Christina Fulton, me thikë.

Mediat e huaja raportojnë se ai u dorëzua vullnetarisht në një stacion policie në Los Anxhelos së bashku me avokatin e tij dhe më pas u la i lirë pasi pagoi shumën prej 130 mijë eurosh për t’u liruar me kusht.

Natën e 28 prillit, Weston shkoi në shtëpinë e nënës së tij në LA, për të kërkuar ndihmë si pasojë e një momenti delikat emocional që po kalonte. Ajo u përpoq ta ngushëllonte, por ai humbi durimin dhe e goditi me thikë, e cila mori disa plagosje të lehta.

Një ekip urgjence shkoi në shtëpinë e saj pasi mori një telefonatë, por ajo nuk u dërgua përfundimisht në spital. Weston u largua nga shtëpia e nënës së tij kur mbërritën oficerët e policisë. Burime pranë Christina Fulton kanë mohuar të ketë pasur ndonjë lloj diskutimi dhe kërkojnë që të respektohet privatësia e saj.

Disa media vendase theksojnë se Weston ka vuajtur nga probleme të rënda të shëndetit mendor, deri në atë pikë sa është shtruar në një qendër psikiatrike për “sëmundjet mendore, psikologjike dhe fizike”, të shkaktuara nga babai i tij, me të cilin shkoi të jetonte në moshën 18-vjeçare.

Nëna, e cila u nda nga Cage pas lindjes, tregoi se djali i saj nuk ka pasur shoqërinë e babait gjatë fëmijërisë së tij.

Share With:
Translate »
67 Views