Prekëse/ “Vij këtu me ndejt”, 8-vjeçari shkon çdo ditë në rrënojat e shtëpisë te 5-Maji, e merr malli për banesën e shembur

8 vjeçari Renis shkon çdo ditë në rrënojat e banesës së prishur nga IKMT në zonën e 5 Majit në Tiranë. Pavarësisht se prindërit e tij kanë rënë dakord që shtëpia të shembet, 8-vjeçari duket se është shumë i ndjeshëm për shtëpinë e tij, aq sa çdo ditë shkon aty, dhe rri i ulur.

Banorët shprehen se i vogli shkon çdo ditë dhe hera herës edhe preket kur sheh sesi kujtimet e 8 viteve që kishte së bashku me familjen e tij janë shembur para syve. Për gazetarin e Fax Neës, Fatjon Gjinaj ai ka treguar dhe rrëfyer emocionet e tij, ndërkohë që ka tërhequr vëmendjen e të gjithë të pranishmëve në zonë.Gazetari: Kur ke dalë nga këtu

Fëmija: Ka nja ca ditë

Gazetari: Edhe vjen këtu, pse qëndron këtu, të merr malli për shtëpinë?

Fëmija: Vij këtu me ndejt

Gazetari: Dmth të merr malli për shtëpinë, doje të jetoje prapë këtu

Fëmija:  Po

Gazetari: I more lodrat të gjitha ti?

Fëmija: Ca i lashë, ca i mora

Gazetari: Vjen çdo ditë këtu, pse?

Fëmija: Ëhë, vij për të luajtur me shokët, kemi marrë një shtëpi me qera dhe rrimë aty.

Share With:
Translate »
195 Views