Njihuni me familjen gjigande, 2 prindërit dhe 20 fëmijët e tyre

Shumë kohë më parë në familjet shqiptare ka qenë traditë që të shkuarën të martuarit të sillnin në jetë sa më shumë fëmijë, por kjo ka ndryshuar me kalimin e viteve.

Megjithatë, historia që do të sjellim më poshtë ua tejkalon atyre që dëgjojmë nga të parët tanë dhe përveç kësaj është shumë aktuale.

40-vjeçarja Sue Radford jeton në Angli sëbashku me familjen e saj të përbërë nga 20 fëmijë dhe bashkëshorti Noel.

Sue i është përkushtuar gjithmonë familjes dhe nuk ka ndonjë punë tjetër përveç asaj të amësisë, detyruar edhe nga kushtet, sepse 20 fëmijë në shtëpi nuk janë një përgjegjësi e vogël.

Familja mbretërore mund të jetë më e njohura në Mbretërinë e Bashkuar, por familja Radford është më e madhe në vend dhe për këtë i është kushtuar edhe një dokumentar nga televizionet angleze.

Vajza më e madhe nga fëmijët, Sophie  është 22-vjeçe dhe po ashtu ka dy fëmijë, ndër cilët më i vogli ka moshën e motrës së Sophie-s dhe fëmija tjetër që Sue pret do të jetë çuditërisht një dajë më i vogël se nipi.

Por si ka mundur ue të lindë kaq shumë fëmijë? Ajo është martuar që 14-vjeçe, moshë edhe kur ka sjellë fëmijën e parë në jetë. Që prej asaj kohë ajo ka lindur çdo 17 muaj.

Megjithëse janë kaq shumë në një familje ata nuk kanë pasur të marrin ndihmë nga shteti, sepse burri i Sue menaxhon një furrë buke bashkë me të gjitha filialet e saj.

Në faqen e tyre në Facebook “The RadFordFamily” ata publikojnë të rejat e fundit nga jeta e secilit anëtar të familjes, ku së fundi kanë publikuar edhe ardhjen në jetë të fëmijës së 20-të.

Sue ka treguar se fëmijët kanë një raport të shkëlqyer me të.

Noel Radford është bashkëshorti i Sue, ai thotë se është një gëzim i madh ta kesh shtëpinë e mbushur plot gjithnjë, me fëmijë që të rrethojnë, gëzojnë, luajnë, qeshin, qajnë, zemërohen…

Por, e pyetur nëse Noel do ndalojë ndonjëherë ai ka thënë duke qeshur:

Po, një ditë e kam ndërmend të ndaloj!”

Share With:
Translate »
708 Views