Preket nga COVID-i ylli i filmave indianë bashkë me vajzën 8-vjeçare

Ato kryen testimin pasi mësuan se bashkëshorti dhe vjehrri i aktores ishin infektuar me Covid-19.

Aktorja e njohur indiane, Aishwarya Rai Bachchan dhe vajza e saj Aaradhya janë prekur nga koronavirusi. Ato kryen testimin pasi mësuan se bashkëshorti dhe vjehrri i aktores ishin infektuar me Covid-19.

Sipas një media të huaj restimi është kryer edhe nga pjesëtarët e tjerë të familjes të cilët kanë rezultuar negativë. Lajmi u bë i ditur nga Ministri i Shëndetësisë së Indisë,  Maharashtra Rajesh Tope me një postim në Twitter.

“Aishwarya Rai Bacchan dhe vajza e saj kanë rezultuar gjithashtu pozitive me COVID-19. Ne dëshirojmë që familja Bachchan ta kalojë sa më shpejt këtë situatë dhe i urojmë shërim sa më parë”, shkruhej në postim.

Mumbai vendi ku ajo jeton, është ndër qytetet indiane më të prekur nga koronavirusi, me gjithsej 850,000 persona pozitivë. Ylli bollivudian u shpall Miss Bota n2ë vitin 1994.

Share With:



215 Views