Preket për herë të parë para kamerave, Noizy rrëfen planet e tij për martesën dhe fëmijët

Janë të pakta intervistat ku Noizy flet për jetën e tij private, por tek kjo e fundit na i ka zbuluar të gjitha. Gjatë intervistës janë shfaqur prindërit e tij dhe si duket Noizy nuk i ka mbajtur dot lotët kur i pa ata në ekran.

I pari që foli për të ishte babai, Bashkim Rajku, të cilin Noizy e konsideron “best friend (shok të ngushtë), duke i treguar reperit se sa krenar është për të.

“Jam shumë krenar për ty, për punën që ke bërë gjithë këto vite dhe të urojmë shumë suksese në koncertin. Pas kaq shumë vitesh, do të të realizohet ëndrra jote që kaq shumë ke dashur“, tha i ati. Më pas ka folur e ëma e cila nuk ka ngurruar ti shprehë disa “ankesa” dhe kërkesa për të.

“Jam shumë krenare për ty por dhe pak xheloze jam. Kur isha në shkollë, më thoshin njerëzit goca e Jakut je. Tani që u rrite, më thonë mami i Noizy-t je. Po unë kush jam, kur do të jem vetvetja. Bëj shaka sepse jam shumë e lumtur që zoti më ka falur këtë familje”– ka thëne e ëma duke i kërkuar publikisht Noizyt që të nisë kërkimet për një nuse.

Noizy njihet si nga beqarët më të kërkuar por gjatë intervistës reperi deklaroi se është i fokusuar te muzika dhe nuk ka plane të afërta për të krijuar familje.

“Nuk kam plane për momentin për familje. Është e largët si ditë. Nuk e planifikoj dot. Nuk i dihet kurrë, por nuk bëj dot plane. Jam i fokusuar te muzika dhe puna për momentin. E kam tepruar me xhelozinë dhe më bezdis te femrat kur gënjejnë”– u shpreh Noizy.

Share With:
Translate »
139 Views