Shpëtoi nga mbytja dy 15-vjeçarët, i riu 19-vjeçar vdes vetë në bregdetin e Durrësit
Një ngjarje tragjike është regjistruar në bregdetin e Pisht Pallës në Durrës.
Një i ri 19-vjeçar është futur në det për të shpëtuar dy të rinj të tjerë, nga 15 vjeç, të cilët ishin duke u mbytur, por ka mbetur i vdekur vetë.
I riu nuk ka mundur të dalë dhe është mbytur.
Dy 15-vjeçarët kanë dalë nga ujërat dhe janë jashtë rrezikut për jetën, teksa trupi i 19-vjeçarit po kërkohet në det.