Preku zemrat e gjithë shqiptarëve, shuhet në Turqi 14-vjeçari, Renis Muça

Një lajm tepër i trishtë vjen nga Turqia, ku është mësuar se 14-vjeçari Renis Muça, i cili preku zemrat e të gjithë shqiptarëve me historinë e tij, nuk ka mundur dot t’ja dalë mbanë.

Adoleshenti, i cili u përp/las nga një automjet më 17 korrik të këtij viti, ka ndërruar jetë ditën e sotme.

Lajmi i kobshëm është bërë i ditur nga një e afërme e Renisit, e cila përmes një postimi në “Facebook”, ka njoftuar se zemra e djaloshit nga Tirana ka pushuar së rrahuri.

Ajo shkruan:

Nuk kam fjale. Renis nuk ja dole. Je nje engjell qe do te mbetesh ne zemrat tona. Zoti te mori shume shpejt. Ngushellime familjes, qofte i xhenetit, zoti ju dhente force per te perballuar nje dhimbje kaq te madhe. Engjell pushofsh ne paqe.”
I mituri ndodhej prej gati 4 muajsh në gjendje kome. Prindërit e tij bënë një apel për ndihmë drejtuar Ministrisë së Shëndetësisë, por kjo e fundit dhe shteti thuajse nuk bënë asgjë për vogëlushin.

Për trajtimin e Renisit në një spital turk nevojiteshin 60 mijë euro. Prindërit e 14-vjeçarit, Remzi Muça dhe Bukuroshe Xhediku, të braktisur nga Ministria e Shëndetësisë dhe nga Shteti, u detyruan të kërkojnë ndihmë nga qytetarët shqiptarë, të cilët bënë të mundur grumbullimin e parave, falë edhe ndihmës së Elvis Naçit, i cili siguroi transportin për në Turqi dhe dhuroi 5 mijë euro për kurimin e Renisit.

Disa ditë më parë, Renisi u nis drejt Turqisë, për të marrë ndihmë mjekësore të specializuar, por nuk mundi dot t’u mbijetonte plagëve të rënda të marra nga aks/identi, duke mbyllur sytë përgjithmonë.

Share With:



818 Views