Presidenti Meta uron festën e 7 Marsit, me dy foto mjaft origjinale nga vitet e shkollës së tij

Rrugëtimi drejt dijes, është ndoshta një nga ata që mbahen mend më gjatë në jetë. Dhe gjatë kësaj eksperience, figura e mësuesit është një nga më të rëndësishmet që na shoqëron prej ditës së parë që ulemi në bankat e shkollës, e deri ditën kur mbyllim ciklin e studimeve. Sot është dita e tyre! 7 Marsi, festa e mësuesve në të gjithë Shqipërinë. Jo vetëm ata me të cilët kemi kujtimet më të vyera, por edhe ato më uniket. Urimet për ta nuk shterojnë kurrë, ama në një ditë të veçantë në kalendar, ka gjithmonë vend për një dedikim më të spikatur.

Nuk bën përjashtim në këtë linjë, as Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta! Ka qenë ndër të parët liderë publik që i ka uruar përmes faqes zyrtare në facebook, të gjithë mësuesit, pedagogët dhe profesorët shqiptarë duke gjetur një mënyrë mjaft origjinale.

Përmes dy fotove të vjetra bardh e zi, ku asokohe Ilir Meta ishte nxënës, ai ka cilësuar: “Sot në Ditën e Mësuesit, dua t’ju uroj nga zemra të gjithë mësuesve, pedagogëve dhe profesorëve shqiptarë: Gëzuar 7 Marsin, ditën e nderimit të madh të veprës suaj të ndritur. Mirënjohja, dashuria e respekti do të shoqërojnë përjetësisht punën dhe misionin tuaj fisnik”.

Share With:
Translate »
1235 Views