Pret flokët për të parën herë pas 7 vitesh për arsyen e fortë, gjesti fisnik i Armandës
Kërkesa e parë e Armandës u plotësua në rubrikën “Ka Një Mesazh Për Ty” nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan. Gjatë rrëfimit të saj ajo ndau historinë e rënies së flokëve dhe mësoi se ishte shtatzënë me fëmijën e dytë, kjo ngjarje i dha mendimin se duhej t’i dhuronte për dikë që ka nevojë.
Ndaj menjëherë gjatë publicitetit, Armanda shkoi në duart e profesionistëve që prenë flokët e saj të gjatë e natyralë që i rriste prej 7 vjetësh. Sapo hyn sërish në studio, pamja e Armandës është krejtësisht e transformuar dhe njësoj e mrekullueshme.
Tashmë është radha e kërkesës së dytë, që i drejtohet bashkëshortit të saj Denisit por ndryshe nga ç’ndodh zakonisht, Armanda kthehet me shpinë nga muri që i ndan duke e mbajtur të fshehtë identitetin e saj./