Prezantuesja kosovare i zbulon barkun e rrubullakosur Adelina Tahirit
Ka kaluar vetëm pak kohë nga dita kur ajo bëri publike shtatzëninë e saj! Përmes një postimi në instagram, këngëtarja e njohur Adelina Tahiri, deklaroi për të parën herë se është në pritjen e ëmbël të fëmijës së parë, duke zbuluar edhe gjininë. Ajo do të jetë mama e një djali, gjë të cilën e la të kuptohej përmes tullumbacëve blu në foto, ndërsa më herët i vëllai i saj përmes llogarisë në instagram, zbuloi disa veshje për bebe në nuancë blu.
Deri më sot, pas konfirmimit të lajmit të shtatzënisë, këngëtarja simpatike nuk ishte shfaqur hapur përmes fotove ku i duket barku i rrumbullakosur. Këtë hap, ndofta edhe krejt rastësisht e ka hedhur, mikesha e saj, prezantuesja kosovare Blerona Zeqiri, e cila përmes instastory-t ka shfaqur një foto të Adelinës, ku duket qartë barku i rrumbullakosur.
“Mommy to be” duket mjaft bukur, dhe siç shihet edhe nga foto, shtatzënia i ka dhënë shumë nur.