Princ Harry mbështet mbretin Charles dhe jo Meghan Markle për këtë çështje
Prince Harry ka mbajtur anën e babait të tij, mbretit Charles III , duke thënë se ai nuk do të veshë uniformën e tij ushtarake pa leje, pavarësisht se gruaja e tij Meghan Markle mendon të kundërtën.
Në Lojërat Invictus, dhe për kurorëzimin e Charles III , Princi Harry nuk ka qenë në gjendje të veshë uniformat e tij ushtarake, ndërsa princave të tjerë të familjes u është lejuar ta bëjnë këtë gjë.
Princi Harry , i cili shërbeu në luftime aktive në luftën në Afganistan, kërkon lejen e mbretit për të veshur uniformën e tij. Kjo pavarësisht se publiku e kritikoi vendimin, veçanërisht pasi Princi Andrew i turpëruar lejohet të mbajë medaljet e tij ushtarake.
Mesa duket Princit Harry nuk është ndikuar nga Meghan dhe ka mbatur anën e babait të tij.
Sipas Neil Sean, një ekspert i familjes mbretërore, Dukesha e Sussex-it donte që ai të vishte uniformën dhe medaljet e tij, pasi sipas saj ai do të dukej më bukur dhe meriton t’i tregojë ato, por, ai nuk dëshironte që të zemëronte të atin, i cili tani është kreu i familjes pas vdekjes së Mbretëreshës Elizabeth II.
“Meghan Markle, i tha se ai duhet ta veshë atë gjithsesi,” tha Sean .
Teksa shtoi: “Ajo tha se ai duket i pashëm në të, dhe ai ka fituar të drejtën të vazhdojë ta veshë atë si dhe kur të dojë. Por edhe në moshën 39-vjeçare, Princi Harry me sa duket nuk dëshiron të ofendojë apo të mërzitë më mbretin.”