E konfirmuan? Rrjeti në ‘flakë’ nga kjo video për shtatzëninë e Kiarës

Luiz Ejlli i ka hedhur sërish ‘benzinë zjarrit’. Në rrjet është duke qarkulluar një video nga pushimet e tyre në Milano, ku në fund moderatorja Kiara Tito shfaqet duke ledhatuar barkun që është dukshëm i fryrë.

Luizi duket se ka guxuar shumë me publikimin e këtij momenti në rrjete sociale, pasi së fundmi përflitet se dyshja do të bëhen prindër e se Kiara është në pritje të ëmbël.

Videot e herë pas hershme si dhe fotografitë e shumta me barkun e fryrë, kanë ngritur dyshimet se moderatorja është shtatzënë për të cilën një burim i afërt me çiftin e ka pohuar.

Share With:
Translate »
96 Views