Princ William sapo na zbuloi hobin e Charlotte: më princeshë se kaq nuk mund të ishte

Le të heqim pak vëmendjen nga shtatzënia e Kate apo martesa e princ Harry-it me Meghan Markle dhe të flasim për princeshë Charlotte.

Mes lajmeve të shumta që kanë ardhur nga familja mbretërore, në qendër të së cilave kanë qenë pikërisht dy çiftet, mund ta keni harruar që princesha e vogël edhe pak ka ditëlindjen. Ajo mbush 3 vjeç në muajin maj dhe për festën që do të organizohet për të nuk po flitet aspak…

Gjatë festimeve të ditës së  Commonwealth, princ William po fliste me kryeministrin e Maltës, Joseph Muscat lidhur me fëmijët dhe aty zbuloi hobin e saj dhe më princeshë se kaq nuk mund të ishte.

“Vajza ime pëlqen shumë vallëzimin”, u shpreh William

Princesha Charlotte nisi kopshtin në janar. Sipas dados së saj, ajo di të flasë spanjisht, ka një sjellje shumë të këndëshme në tavolinë, është shumë e sjellshme, argëtuese, energjike dhe e pëlqen shumë ngjyrën rozë.

A nuk është kaq shumë princeshë?

Share With:
Translate »
746 Views