Princesha Beatrice është shtatzënë për herë të dytë
Lartësia e saj mbretërore, Princesha Beatrice dhe Z. Edoardo Mapelli Mozzi janë në pritje të fëmijës së tyre të dytë. Beatrice, mbesa e mbretëreshës së ndjerë Elizabeth dhe vajza e Princit Andrew dhe Sarah Ferguson, njoftoi shtatzëninë e saj në një deklaratë të pallatit ditën e sotme. Beatrice dhe Edoardo janë prindër të një vajze Sienna Elizabeth, e cila ka lindur në shtator 2021 dhe princesha është njerkë e djalit të Edoardos.
“Lartësia e saj Mbretërore Princesha Beatrice dhe Z. Edoardo Mapelli Mozzi janë shumë të kënaqur të njoftojnë se ata janë duke pritur fëmijën e tyre të dytë së bashku në fillim të pranverës; një vëlla për Wolfie, tetë vjeç dhe Sienna, tre vjeç.”, tha Buckingham Palace në deklaratë.
Xhaxhai i Beatrice, Mbreti Charles foli me gëzim për lajmin e bukur: “Madhështia e tij Mbreti është informuar dhe të dyja familjet janë të kënaqura me lajmin.”, vazhdoi deklarata.