Princeshat e Disney në versionin seksi e glamour nga Lindsay Lohan

Borëbardha, Hirushja, Aurora… Lindsay Lohan vishet si princesha Disney për edicionin “Break the Internet” të revistës “Paper”, për disa foto super glamour. Aktorja dhe këngëtarja 32-vjeçare, ish-yll “Disney”, shfaqet në kopertinë si një Borëbardhë sensuale. Gjatë një interviste në brendësi të revistës, aktorja deklaroi: “Kam bërë gabime, por njeri jam dhe unë. Mund të bëj 99 gjëra të mira dhe vetëm 1 të keqe, por tek kjo e fundit fokusohet media”.

    

Share With:
Translate »
602 Views