Princeshë Elia hap arkivat dhe me këto foto e vërtetoi kujt i ngjan Geraldina

“Kujt i ngjan më shumë?”-është kjo pyetja që bëhet më shpesh kur një bebe vjen në jetë dhe sigurisht nuk ka shpëtuar pa u bërë edhe në familjen e Princ Lekës dhe Princeshë Elias, ku të gjithë janë futur në garë se kujt i ngjan Geraldina. Prandaj Elia ka hapur sot albumet e vjetra për të parë fotot e saj në fëmijëri dhe ka gjetur këto dy fotografi bardh e zi ku shfaqet ajo, një bebushe e ëmbël dhe e ëma, Yllka Mujo.
Falë këtyre fotove, Elia ka dalë në përfundimin se Geraldina faqet i ka si të saj.
“Duke kërkuar foto të fëmijërisë, shoh mamin me syze aviator gradient. Modeli im i preferuar i të gjitha kohërave. P.s: Kërkimi për të bërë garë kujt i ngjan më shumë Geraldina. Përfundimi: Faqet deri tani janë të miat”-shkruan Elia.

Share With:
Translate »
470 Views