Princeshë Geraldina rrëmben vëmendjen në fejesën e babait të saj dhe Blertës
Oborri Mbretëror Shqiptar ka njoftuar fejesën e Princit të Kurorës, Leka II i Shqiptarëve, me Blerta Celibashi. Lajmi u bë publik përmes një njoftimi zyrtar të shpërndarë në rrjetet sociale të Princ Lekës, ku theksohet se ceremonia intime e fejesës është mbajtur më 11 tetor 2025 në Ksamil, në Jug të Shqipërisë. (LEXO KETU)
Në foton e publikuar bashkë me njoftimin, çifti shfaqet në një ambient elegant e të ndritshëm, duke mbajtur duart e njëri-tjetrit dhe duke buzëqeshur plot dashuri. Blerta shfaqet me një fustan krem të gjatë e me stil minimalist, ndërsa Princi Leka II me një kostum klasik blu të errët dhe kravatë të çelët, duke reflektuar përkushtim dhe harmoni në çdo detaj.
![]()
Ndër yjet e mbrëmjes spikati vogëlushja Geraldina – vajza e Princ Lekës dhe Elias Zaharia – e cila, me praninë e saj të ëmbël dhe fustanin e saj në tone pasteli të ngjashme me atë të Blertës, ishte pa dyshim “qershia mbi tortë” e kësaj feste. /Kids’Time/
