Princi Harry dhe Meghan Markle zgjedhin për kumbarë të fëmijës çiftin e famshëm hollivudian

Ndërsa Princi Harry dhe Meghan Markle janë në pritjen e fëmijës së parë, tashmë mësohet se kush do të jenë kumbarët. George dhe Amal Clooney janë të zgjedhurit, duke qenë se janë shumë të afërt me Dukën dhe Dukeshën e Sussex.

Kushëriri i aktorit është shprehur se, 57-vjeçari do të jetë një kumbarë i mrekullueshëm për foshnjën e familjes mbretërore.

“Mezi po pres. Ai do të bëhet një kumbarë fantastik, është njeri shumë i mirë”, tha kushëriri i George Clooney.

Ndërsa një tjetër burim tha lidhur me çiftin e famshëm:

“Amal e Meghan kanë qenë të afërta prej vitesh dhe nga kjo Harry dhe George nisën të krijonin miqësi”.

George u ka thënë disa personave të afërt se është shumë i lumtur, që i kërkohet një rol kaq i rëndësishëm në jetën e foshnjës së tyre.

Arsyeja e kësaj kërkese për çiftin erdhi pasi Meghan e konsideron një shembull për t’u ndjekur Amal-in.

“Ajo është e bukur dhe e mrekullueshme. E kemi dashur që kur e takuam”, tha kushëriri i George për “Daily Mail”.

Harry dhe Meghan pritet të kenë një darkë muajin e ardhshëm në shtëpinë e George dhe Amal në Londër, bashkë me Barack dhe Michelle Obama.

Share With:
Translate »
737 Views