Princi Harry kthehet në Britaninë e Madhe, çfarë do të ndodhë me Meghan dhe dy fëmijët e tyre?

Një orar i ngjeshur me shumë udhëtime fillon tashmë në shtator dhe Duka dhe Dukesha e Sussex po përgatiten që familja e tyre të mos jetë nën të njëjtën çati gjatë kësaj kohe.

Sipas mediave të huaja, Princi Harry do të kthehet në Londër për ceremoninë e ndarjes së çmimeve të një organizate humanitare më 7 shtator. Ditën e nesërme do të jetë përvjetori i vdekjes së gjyshes së tij, Mbretëreshës Elizabeth II, por nuk dihet nëse duka do të takohet edhe me disa anëtarë të familjes mbretërore gjatë qëndrimit në Britaninë e Madhe.

Më pas Harry do të udhëtojë në Gjermani për një tjetër event dhe është konfirmuar se Meghan më pas do t’i bashkohet bashkëshortit të saj. Një zëdhënës i çiftit nuk ka treguar nëse Duka dhe Dukesha do të shoqërohen nga fëmijët e tyre, Princi Archie dhe Princesha Lilibet.

Duke pasur parasysh atë udhëtim të gjatë dhe moshën e vogëlushit, ka të ngjarë që Archie dhe Lilibet të qëndrojnë në shtëpinë e familjes në Montecito, Kaliforni, me dadon e tyre ose nënën e Meghan, Doria Ragland.

Ndërsa Harry dhe Meghan bëjnë planet e tyre, Mbreti Karli III dhe Mbretëresha Kamila po presin anëtarët e familjes së tyre në Kalanë Balmoral në Skoci gjatë pushimeve verore dhe Sussex-ët nuk kanë gjasa të jenë në listën e të ftuarve. Ndërsa shumë menduan se arsyeja që ata nuk ishin të mirëpritur në këtë ngjarje familjare ishte përçarja në familje për shkak të skandaleve të shumta që Harry dhe Meghan kanë shkaktuar gjatë dy viteve të fundit, është e mundur që diçka tjetër po ndodh.

Archie katër vjeçare ndjek institucionet parashkollore në Amerikë dhe shkollat ​​atje zakonisht fillojnë në gusht, ndaj ekziston mundësia që fëmija tashmë të jetë kthyer në banka me moshatarët e tij. Harry dhe Meghan i sollën për herë të fundit fëmijët e tyre në MB në qershor 2022, kur morën pjesë në festimet e Jubileut Platinum të Mbretëreshës Elizabeth, por trashëgimtarët e Dukës dhe Dukeshës së Sussex nuk u fotografuan gjatë kësaj vizite.

Share With:
Translate »
45 Views