3 fëmijët e Princ William dhe Kate Middleton zbatojnë rregulla strikte kur ushqehen. Ja cilat janë disa prej tyre
Princi William dhe bashkëshortja e tij Kate Middleton kanë disa rregulla mjaft strikte kur bëhet fjalë për mënyrën e të ushqyerit në shtëpinë e tyre luksoze.
Çdo familje ka disa rregulla që fëmijët e tyre duhet t’i përmbushin, mirëpo së fundmi është bërë e ditur se çifit i kanë shumë të përpiktë oraret e vakteve të të ushqyerit.
Sipas një raporti të publikuar në The Mirror, Princi dhe Princesha e Uellsit në fakt nuk ushqehen në të njëjtën dhomë me fëmijët e tyre gjatë festave dhe darkave zyrtare.
Një ish-kuzhinier mbretëror, Darren McGrady rrëfeu informacionin duke bërë të qartë se George, Charlotte dhe Louis ushqehen në një tjetër dhomë dhe jo me prindërit e tyre.
“Tre fëmijët nuk lejohen të ulen me të rriturit derisa të kenë mësuar shumë gjëra”, tha McGrady për Harper’s Bazaar.
Ndërsa vazhdoi: “Fëmijët gjithmonë ushqeheshin në kopësht derisa u rritën mjaftueshëm që të uleshin në tavolinë.”