Princi Louis tërheq sërish vëmendjen e të gjithëve, veprimi i tij e bën më të preferuarin në rrjet

Nuk do të kishte kuptim një ngjarje britanike pa mimikat dhe gjestet qesharake të të voglit të familjes mbretërore që vjedh gjithmonë vëmendjen.Po flasim për Princ Louis, i cili u bë viral për mimikat e tij të çuditshme në Jubileun e Mbretëreshës Elizabeth muaj më parë duke u kthyer në të preferuarin e rrjetit.

Çfarë bëri këtë herë karizmatiku i familjes?

4-vjeçari është fotografuar duke tërhequr nga krahu Kate Middleton në përpjekje për ta ndaluar atë së foluri teksa ajo përshëndeste dashamirësit jashtë kishës së Shën Maria Magdalenës në ditën e Krishtlindjes, siç e do tradita e familjes.

Kjo ishte herën e parë që fëmija më i vogël i Princit dhe Princeshës së Uellsit u bashkua me prindërit dhe vëllain e motrën e tij – Princ George dhe Princeshë Charlotte – për shërbimin tradicional të kishës së familjes mbretërore.

Prania e tij ka marrë gjithë vëmendjen dhe është kthyer menjëherë në trend në Twitter.

Share With:
Translate »
94 Views