Princi William nuk donte të martohej me Kate Middleton për këtë arsye

Nuk është sekret që princi William dhe Kate Middleton nuk kanë pasur një marrëdhënie totalisht të ëmbël dhe në harmoni. Çifti janë ndarë gjatë universitetit në vitin 2007, mirëpo ia kanë dalë ta mbajnë lidhjen e tyre të fortë dhe sot ja ku janë: të martuar dhe me 3 fëmijë. Ndarja në fakt ishte shokuese, pasi çifti ishin në një moment shumë të mirë të lidhjes së tyre, mirëpo ishte vendimi i princit për t’u shkëputur nga Kate.

Arsyeja? Katie Nicholl në librin e saj “The making of a royal romance” ka treguar arsyen pse William është ndarë nga Kate dhe nuk ka qenë gati të martohej me të.

“Ai ka qenë i vëtëdijshëm se babai i tij ka qenë nën presion që të martohet me Dianën, sepse ajo u konsiderua si nusja e përshtatshme për të. Prandaj princi nuk pranoi të nënshtrohej ndaj një presioni të ngjashëm dhe u zotua që nuk do të nxitohej për në altar. Ai i bëri të qarta ndjenjat e tij dhe tregoi se nuk kishte plane për t’u martuar së shpejti”,-shkruan Katie në librin e saj.

Princi tha asokohe “Jam vetëm 22 vjeç, nuk dua të martohem të paktën deri sa të bëhem 28 ose 30 vjeç”.

Ata ishin shumë të rinjë dhe ndarja erdhi si pasojë e presionit të familjes për të shkuar drejt altarit. Kate dhe William u martuan kur ishin të dy 29 vjeç dhe i thanë “Po” njëri-tjetrit në sytë e të gjithë botës.

“Ne ishim shumë të rinjë. Ishim akoma në universitet, po mundoheshim ende të njihnim veten dhe ta pranonim njëri-tjetrin, edhe pse ishim karaktere të ndryshme. I dhamë lidhjes sonë pak hapësirë dhe kjo gjë funksionoi për mirë”,-është shprehur kohë më parë për ndarjen princi William.

Share With:
Translate »
633 Views