Princi William NUK duhet të udhëtojë kurrë në një avion me fëmijët e tij

Neve na pëlqen shumë kur shikojmë familjen mbretërore së bashku në ture të ndryshme nëpër botë. Në veçanti në fakt na pëlqen më shumë Princi William dhe Dukesha e Cambridge kur marrin me vete në ture edhe fëmijët e tyre. Por ka një rregull në familjen mbretërore, që e ndalon Princin William të udhëtojë në të njejtin avion me dy fëmijët e tij. Gjithashtu, edhe Princi George dhe Princesha Charlotte nuk mund të udhëtojnë asnjëherë në të njejtin avion. Ky është një rregull i pashkruar që është respektuar në vite nga familja mbretërore, për arsye sigurie. Asnjëherë nuk i dihet se çfarë mund të ndodhë gjatë një udhetimi më avion, prandaj familja mbretërore nuk mund të udhëtojë e gjitha së bashku. Por në vitin 2013 kur lindi Princi George, babai i tij William kërkoi një leje të veçantë tek Mbretëresha Elizabeth që George të ishte pjesë e turit të tij me Kate në Australi dhe Zelandën e re. Princi William dhe Dukesha Kate në fakt e kanë thyer disa herë këtë rregull, pasi kohët e fundit kanë pasur një sër turesh në Kanada, Poloni, Gjermani, dhe ata kanë udhëtuar së bashku me fëmijët e tyre.

Share With:
Translate »
981 Views