Si e parashikoi Rovena Dilo që Gjoni do na nderonte, qëkur ishte fëmijë

Gjon’s Tears i bëri krenarë të gjithë shqiptarët duke u shpallur artisti më i votuar nga juria në “Eurovision” e duke fituar vendin e tretë. Por Gjoni nuk është i panjohur për publikun. Që fëmijë ai konkurroi në “Albanian Got Talent” dhe u vlerësua për zërin e tij brilant. Madje Rovena Dilo, që asokohe ishte pjesë e jurisë, e kishte parashikuar suksesin e Gjonit.

“Gjon emri jot është një emër i vjetër shqiptar dhe unë jam e gëzuar që ti ke këtë emër sepse siç e mban sot me dinjitet ke për ta mbajtur gjithmonë, do na nderosh po të vazhdosh të punosh kështu”-tha vite më parë Rovena.

Dhe fjala i doli! Sot për Gjonin po flitet kudo dhe shqiptarët janë mëse krenarë. Rovena e ripostoi këtë moment në Instagram duke ndarë edhe dy fjalë për artistin.

“Kam deshire te them dy fjalë meqë ky moment nga Albania Got Talent u bë pothuajse viral dje! Falenderoj te gjithë ata qe e kanë rikujtuar këtë moment, sidomos për hir të Gjonit !
Është e vërtetë që në AGT ai shkëlqeu,ishte zëri më i mirë dhe mori vendin e dytë.
Une dhe kolegët e mi Armend Rexhepagiqi dhe Altin Basha e kemi vlerësuar maksimalisht dhe kemi besuar qe ai ishte një talent. Por ajo qe mendova atëhere dhe jam e bindur edhe sot është se Gjonin e bën të mrekullushëm në talentin e tij jo vetem zëri i bukur dhe teknika që ka fituar me pune e zgjuarsi por ndjeshmëria tij e lartë dhe përcjellja e emocionit.
Sinqeriteti dhe thjeshtësia e tij do ta ndihmojnë të fitojë çdo zemër!
Lart e më lart Gjon Muharremaj!
Të duam!”

 

Share With:
Translate »
310 Views