Prindër kujdes! Kontrolloni sytë e bebes tuaj!
Kush duhet t’i kontrollojë sytë e foshnjes sime?
Sigurisht që është doktori të cilit do ti drejtoheni sa herë që keni vizitën e rradhës për sytë e fëmijës. Sepse e dini mirë që ai do t’ju japë një përgjigjje më të qartë rreth asaj që po ndodh me sytë e fëmijës, nëse ka ndonjë problem dhe nëse ata kanë nevojë të trajtohen. Në rastet kur ai has probleme me shikimin, pyetja e parë që do t’ju bëjë është ti tregoni për historinë familjare. Nëse në familjen tuaj këto probleme me syrin janë të trashëguara.
Çfarë ndodh gjatë një kontrolli të syve?
Gjatë një kontrolli rutinë të bebes tek okulisti, është shumë e nevojshme që ai të shqyrtojë aligamentet e syrit, ndërtimin e tij, duke parë me kujdes nëse ka diçka që nuk shkon me to. Tregoni pak vëmendje kur ai bën disa pyetje. Nëse i dëgjoni këtë atëherë do të kuptoni që ai po bën një punë të mirë me fëmijën tuaj. Si fillim ai ju pyet nëse fëmija juaj është i birësuar apo jo. Më pas ju duhet ti tregoni diçka rreth njerëzve që kan shfaqur probleme me sytë në familjen tuaj. Pasi ia keni shpjeguar me hollësi këto ai ju pyet nëse i keni provuar sytë e fëmijës suaj pas lindjes dhe nëse ai ka pasur ndonjëherë probleme me shikimin.
Me një stilolaps lazer ai ngacmon sytë e bebes, duke e bërë atë ta ndjek dritën. Këtë gjë e bën me të dy sytë, nëse asnjëri nga to nuk ka shfaqur asnjë problem, ai i nënshtrohet dhe një testi tjetër. Në këtë test përdoret një aparaturë më e sofistikuar që ka pamjen e një mikroskopi. Kjo pajisje sheh nga afër ndërtimin e sytit, dikton menjëherë sëmundjet që mund ta kenë prekur dhe kontrollon madhësinë e bebeve të syrit. Në provën e parë nëse bebja has vështirësi në ndjekjen e objektit me njërin sy atëherë ka një problem, i cili kërkon trajtim të menjëhershëm. Këtë provë mund ta bëni dhe në kushte shtëpie, pa patur nevojë të shkoni tek okulisti.
A duhet të kryej vizita të shpeshta me fëmijën tim tek okulisti?
Okulistë nga mbarë bota thonë që numri i vizitave për kontrollin e syve ë bebes sa vjen e po zvogëlohet, çka i bën ata të shqetësohen shumë. Por në fund të fundit kjo mbetet zgjedhja juaj. Jeni ju që vendosni nëse doni ta dërgoni fëmijën tek okulisti ose dëshironi që këtë kontroll ta bëni përsonalisht. Por dihet që gjithmonë do të keni nevojë për një fjalë të profesionistëve, kur mos të jeni në gjendje të kuptoni se ç’po ndodh me fëmijën tuaj. Pra është shumë e rëndësishme ti kontrolloni shpesh fëmijët tuaj tek okulisti edhe kur ai nuk po shfaq probleme me shikimin, sepse nuk dihet se ç’fshihet pas atyre syve ëngjëllor. Përshtati: B.Lica/ Kids’ Time.