Prindër, kujdes! Shkundja e fëmijëve sjell vdekjen e tyre

Jeni prind? Nëse po, ekziston një informacion shumë i rëndësishëm, që duhet ta dini medoemos. Ashtu si çdo prindi edhe juve ju ka ndodhur që kur fëmija juaj qan, gjëja e parë që bëni është marrja e tij në krahë dhe lëvizja majtas-djathtas, herë më lehtë e disa herë të tjera pak më fort. Por, kujdes! Sipas pediatres Alketa Hoxha, shkundja e bebit është një formë tepër serioze e abuzimit ndaj fëmijëve. Akti i shkundjes së fortë të bebit, që zakonisht ndodh si përgjigje e qarjes pa pushim të tij, mund të shkaktojë dëmtime fizike dhe mendore, madje dhe vdekjen. Në lidhje me çështjen në fjalë, pediatrja Hoxha këshillon që në momentin që fëmija juaj qan pa pushim, mos ta shkundni atë por t’i vini pak muzikë ritmike, kjo e fundit ndihmon në vënien e tij në gjumë. Gjithashtu, mbajtja në krah e foshnjës suaj është një faktor që ndihmon që ai të qetësohet, pasi në shumë raste arsyeja pse bebi juaj qan jeni ju dhe nevoja që ai ka për t’ju pasur pranë.

Share With:
Translate »
1291 Views