Bënë selfie ndërkohë që shoku po mbytej

Kjo selfie tragjike tregon një nxënës i cili po mbytet gjatë një udhëtimi me shkollën, ndërkohë që shokët e tij të klasës buzëqeshin para kameras. Nxënësit e Kolegjit Kombëtar Ushtarak në Bangalore të Indisë, po notonin në një pellg pranë një tempulli kur njëri prej tyre u hodh me vështirësi në ujë. Sumanth A., një nga nxënësit, tha: ”Ne kishim mbaruar së notuari dhe u nisëm për në tempullin e Gundanjanejës por nuk e vumë re mungesën e Vishwas.” Ai menjëherë lajmëroi përgjegjësin e grupit dhe miqtë e tjerë por kur ato u kthyen në vendngjarje kishte kaluar një orë. Shoku i tyre i klasës nuk shihej gjëkundi. Më vonë, familja e dëshpëruar e djalit vuri trupin e tij jashtë ambienteve të Kolegjit Kombëtar në shenje proteste ndaj vdekjes së tij. Ata fajësojnë mësuesit “neglizhent” pasi djemtë injoruan tabelat që i paralajmëronin të mos hynin në ujë. Administrata e shkollës ka premtuar se do bëjë një hetim dhe do marra masa disiplinore kundër çdo pjesëtari të stafit që mund të jetë fajtor.

Share With:
Translate »
824 Views