Prindër mos i injoroni këto shenja tek fëmijët, por drejtohuni menjëherë tek mjeku!

Kur fëmija sëmuret, kjo është një përvojë mjaft e vështirë për prindërit. Ndonjëherë ata nuk i kuptojnë disa simptoma dhe kjo i bën që ta kuptojnë sëmundjen vetëm kur ajo përparon.

Më poshtë do të shihni disa prej shenjave që tregojnë se fëmija juaj ka nevojë për kontroll te mjeku.

Ndryshimi i nishaneve

Nëse nishanet ose shenjat në trup fillojnë të rriten, të ndryshojnë ngjyrë dhe formë ju duhet të konsultoheni me mjekun.

Humbja e flokëve

Humbja e flokëve te fëmijët ndodh për shkak të mungesës së vitaminave, por e rëndësishme është që të flisni me mjekun, në mënyrë që të gjeni shkaktarin e vërtetë.

Ndryshimi i sjelljes dhe humorit

Reduktim i oreksit, problemet me gjumin, luhatjet e humorit janë ndryshime të rëndësishme për të cilat duhet të flisni me mjekun.

Rritja e madhësisë së kokës

Kur janë foshnjë është diçka normale, por në qoftë se rritja e kokës vazhdon është shenjë e disa sëmundjeve.

Ulje e dëgjimit

Nëse fëmija nuk reagon ndaj kërkesave apo nuk përgjigjet kur e thërrisni atëherë ka probleme me dëgjimin

 

Etje e vazhdueshme

Kërkesa të shpeshta për të pirë diçka mund të jenë shenja të disa problemeve serioze.

Gërhitja

Gërhitja e fortë tregon se fëmija ka probleme me frymëmarrjen.

Share With:
Translate »
1803 Views