Prindër për herë të parë! Si ka ndryshuar jeta e Joe Jonas dhe Sophie Turner pas ardhjes në jetë të bebushes?

Vetëm pak ditë më parë, këngëtari Joe Jonas dhe aktorja Sophie Turner janë bërë prindër për herë të parë.

Ylli i “Game of Thrones” ka sjellë në jetë një vajzë, të cilën e kanë pagëzuar me emrin Willa.

Megjithëse çifti s’ka folur kurrë pë shtatzëninë dhe nuk e ka dhënë zyrtarisht lajmin e lindjes, burime pranë tyre kanë treguar gjithçka për mediat e huaja.

Tashmë, jeta e Joe Jonas dhe Sophie Turner ka ndryshuar rrënjësisht.

“Janë kthyer në shtëpi dhe po qetësohen. Joe është shumë i përfshirë dhe i përkushtuar. Ai dëshiron të bëjë ç’të mundet dhe i pëlqen të qëndojë me bebin dhe të ndihmojë Sophie-n”- kanë treguar burimet.

Sophie dhe Joe u martuan në muajin maj në një ceremoni private në Las Vegas. Disa muaj më vonë ata i thanë sërish “Po” njëri-tjetrit në një dasmë të mbajtur në Francën Jugore.

Share With:



82 Views