Prindër, sidomos ju baballarë, kini kujdes kur flisni në prezencë të fëmijës!
Prindër kini kujdes kur flisni, në prezencë të fëmijës. Zgjidhini fjalët dhe veprimet, sidomos baballarët, kur janë në makinë dhe ka trafik. Kujdes me fjalorin. Nëse vërtetë doni që fëmija juaj të jetë një fëmijë I edukuar, atëherë kontrolloni fjalët dhe sjelljen tuaj, në raport me veten, me njëri-tjetrin dhe në mënyrë të veçantë, në publik. Fëmijët I kanë të gjitha shqisat të drejtuara mbi ju. Ju jeni siguria dhe modeli.
Të gjithë fëmijët duan të jenë, të bëhen dhe të flasin si mami dhe babi, sepse ata janë të rriturit dhe të rriturit I dinë të gjitha. Ëndra më e madhe e një fëmije është të bëhet I rritur, si mami dhe sidomos si babi. Lira Gjika