Prindërit braktisin foshnjen/ Këlyshët e mbajnë ngrohtë për ta shpëtuar (FOTO)

Një foshnje e porsalindur është braktisur nga prindërit e saj, por u gjet e gjallë pranë një tufe këlyshësh.

Ngjarja ndodhi në Indi, dhe vajza, e cila ishte e zhveshur dhe ende e kishte të lidhur kordonin e kërthizës dhe u gjend e rrethuar nga një grup këlyshësh që vendasit besojnë se e mbajtën fëmijën ngrohtë gjatë gjithë natës.

“Në orën 11 paradite, pamë se ishte një vajzë e porsalindur që qante dhe shtrihej përkrah këlyshëve në fshatin tonë. Ne u panikuam dhe informuam departamentin e shëndetësisë përpara se vogwlushja të dërgohej në spital për kontroll të mëtejshëm,” tha përfaqësuesi lokal Munnalal.

“Është ndoshta ngrohtësia nga këlyshët dhe vetë nëna e tyre që e kishin mbajtur gjallë këtë të porsalindur,” thanë ata.

Një tjetër vendas, i cili dëshironte të mbetej anonim tha se ishte fat i madh që vajza i kishte mbijetuar natës, duke vënë në dukje se qentë endacakë mund të jenë jashtëzakonisht të egër.

Share With:
Translate »
59 Views