Prindërit e dhunuan kur ishte 40 ditësh dhe humbi këmbët, 5-vjeçari ecën 10 km në ditë dhe…

Një vogëlush në Britaninë e Madhe, ka arritur të mbledhë plot një milionë paund për punëtorët e kujdesit shëndetësorë, pasi kreu një shëtitje me këmbët e tij të reja protetike.

Toni Hundgell, pesë vjeç, humbi të dyja këmbët pasi u abuzua dhunshëm nga prindërit e tij biologjikë, kur ishte vetëm 40 ditësh. Sipas raportimeve lëndimet në trupin e të miturit ishin aq të mëdha, sa që mjekët u detyruan t’i prisnin këmbët për ta mbajtur në jetë. I frymëzuar nga kapiteni Tom Moore, Tony vendosi që të ecte 10 km për 30 ditë dhe për këtë përfitonte 500 paund.

Sidoqoftë, i riu arriti të siguronte për këtë iniciativë shumën e 1 milionë paundëve të cilat do të investohen për spitalin e fëmijëve “Ecelinia London Children’s”.

 

Share With:
Translate »
1483 Views